Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Dy automjete janë përplasur dy automjete në aksin Shkodër- Koplik, ku ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe as identiteti i personit të plagosur. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar jo vetëm të plagosur, por edhe dëme të shumta materiale.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish SMT, fshati Dobraç Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.

Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakKAPEN 1.8 TON DROGË NË FURGONËT E MATERIALEVE TESKTILE QË VININ NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërPAS PLAGOSJES SË DY TURISTËVE, MBYLLET PËR SHKAQE SIGURIE PARKU I SYRIT TË KALTËR