Një automjet tip “Renault” është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë vendit të njohur si “Rotondoja e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal Fier, ndërkohë mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbadhjen e plotë të saj.