Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm (25 nëntor), në autostradën A14 Ascoli-Porto d’Ascoli, në Itali.

Dy automjete të rënda janë përplasur fuqishëm në afërsi të qytezës Monsampolo del Tronto. Përplasja ka qenë tragjike për dy drejtuesit e kamionëve.

Një prej viktimave është 48-vjeçari shqiptar, Agron Bakaj, banues në Porto d’Ascoli. Ndërsa viktima tjetër është italiani Angelo Lucini, 39 vjeç i cili ka ndërruar jetën gjatë transportimin në spital.

48 vjeçari shqiptar është i martuar, baba i dy fëmijëve adoleshentë.

Artikulli paraprak82-VJEÇARJA KAP HAJDUTIN NË SHTËPI, E BËN PËR SPITAL
Artikulli tjetërBASHA:BUXHETI PËR 2020,VJEDHJE E HAPUR