Katër pjestarë të një familjeje janë plagosur këtë të premte një aksident automobilistik në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Përplasja e dy mjeteve tip “Benz” në afërsi të fshatit Larushk ka shkaktuar plagosjen e Ana, Valbona e Xhire Prushi dhe të Agim Hajdarit.
“Benzi” që përplasi makinën ku udhëtonin katër të përmendurit, mësohet se po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Fushë-Krujës.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.