Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur 4 gra dhe një burrë, ndërsa mësohet se automjeti i aksidentuar është me targa të Maqedonisë së Veriut.

“Në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin N. K., 32 vjeç banues ne Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakARRESTOHET 22-VJEÇARI, LËVIZTE NË QYTET ME KOKAINË, THIKË E SHKOP POLICIE
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA ITALIA 39-VJEÇARI SHQIPTAR, I DËNUAR PËR TRAFIK DROGE