Katër persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës dhe të demtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.Përplasja ishte e forte dhe për pasojë një nga mjetet përfundoi në një parcelë buzë rrugës.
Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia tha se po punon për shkaqet e aksidentit.