Përplasen dy makina ,tre persona përfundojnë në spital
Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi në fshatin Cerunjë të Gramshit. Sipas policisë, një fuoristratë ML që drejtohej nga Flamur Brahimaj u përplas me një Benz që drejtohej nga Luan Shabani. Makinat pësuan dëmtime serioze por për fat nuk pati viktima. Një grua me emrin Pranvera Çobani u dërgua në spital, kurse dy të dëmtuarit e tjerë morën plagë më të lehta. Policia po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe sipas të dhënave të para një nga automjetet i ka prerë rrugën tjetrit.