Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës (17 shkurt), ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një prej të plagosurve është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.