Dy automjete u përplasën mbrëmjen e sotme në Maliq. Aksidenti rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtemi.

Edhe pse njëra prej makinave përfundoi në kanalin anësor të rrugës, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në mjete.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se aksidenti si pasojë e shpejtësisë së lartë, ndërsa njëri nga drejtuesit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Artikulli paraprakYURI KIM: 9 DITË KAM TINGËLLUAR SI MEGAFON I PRISHUR, THELBËSORE DREJTËSIA
Artikulli tjetërBASHA PUBLIKON RAPORTIN E ‘GTCI’: VENDI YNË PO ZBRAZET NGA TË RINJTË DHE TË SHKOLLUARIT