Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Milot- Rrëshen, pranë urës së Zogut.
Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy fuoristradave kanë mbetur të palgosur 5 persona, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
Të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.