Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Korçë. Për pasojë, nga të dhënat paraprake mësohet se kanë vdekur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit. Në aksident, mësohet se janë përfshirë dy mjete.
Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.
Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Policia ka shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin.