Nje aksident rrugor eshte shenuar pasditen e se martes ne qarkun e Lezhes.
Sipas policise më datë 05.06.2018, rreth orës 15:40, është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë – Tiranë, të ura e Milotit , janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E.Sh.31 vjeç, banues në Laç me mjetin tip Seat me drejtues shtetasin G.B. 34 vjeç, banues në Lezhë.
Për pasojë është lënduar shtetasja V.B.25 vjeçe, banuese në Lezhë, pasagjere në mjetin Seat, e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.