Përplasen dy trena, 20 të vdekur në Pakistan

Përplasja e dy trenave pranë një stacioni hekurudhor në Karachi të Pakistanit, i kushtoi jetën 20 personave, ndërsa 65 të tjerë mbeten të plagosur. Në aksident u përfshihen dy trenat ekspres “Zakaria” dhe “Fareed” që udhëtojnë çdo 15 minuta nga stacionet respektive të Multanit dhe Lahores. Ata kanë një kapacitet prej më shumë se 1200 personash. “Fareed Express” kishte ndaluar në stacionin e Landhi-t kur Zakaria u përplas me të, siç mësohet për shkak të shpërfilljes së sinjaleve hekurudhore nga ana e makinistit. Video të shfaqura nga vendi i ngjarjes treguan dëmet e mëdha tek të paktën një vagon, me një numër të madh punonjësish të ndërhyrjes së shpejtë në zonë. Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, kryeministri pakistanez Muhammad Naëaz Sharif shprehu hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe nisi të koordinonte një operacion të menjëhershëm shpëtimi, për ata që mund të kishin mbetur të bllokuar. Sharif i kërkoi gjithashtu autoriteteve të hetonin shkaqet e aksidentit, e të ndëshkonin përgjegjësin për humbjen e jetëve.

Artikulli paraprakPRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR,BANESEN E KISHIN E KTHYER NE SUPERMARKET DROGE
Artikulli tjetërHEQJA E SIMBOLEVE TURKE NE SHKOLLA,MAS SQARON:ESHTE KERKESE E AMBSADES