Përplasen dy trena në Zvicër, 30 persona të plagosur

Të paktën 30 persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Andermatt të Zvicrës. Policia tha se përplasja ka ndodhur në një stacion midis Goschenen dhe Andermatt. Si pasojë e aksidentit hekurudhor është mbyllur edhe rruga. Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes. Në momentin e përplasjes në tren kishte rreth 100 pasagjerë. Ndërkaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti të rëndë hekurudhor.

Artikulli paraprakTËRHOQI PARATË E NIPIT, GJYSHI NË GJYQ PËR PASTRIM PARASH
Artikulli tjetërKAPET DUKE TRAFIKUAR PAPIRUSE DHE STATUJA, ARRESTOHET 51 VJEÇARI