Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur me motor me murin rrethues të një banese në fshatin Orman të Korçës.

21-vjeçari me iniciale M.D., dhe 18-vjeçari me iniciale R.S., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e ditës së sotme.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Më datë 20.04.2018, jemi njoftuar se në fshatin Orman, shtetasi M.D, rreth 21 vjeç dhe shtetasi R.S, rreth 18 vjeç,

duke lëvizur me një mjet tip motorr, janë përplasur me murin rrethues të një banese,”.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Artikulli paraprakGJENDEN 310 KG KANABIS BRENDA FURGONIT
Artikulli tjetërGRABITI BANESEN E TË MOSHUARIT, ARRESTOHET 22 VJEÇARI