Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit ndërkohë që ka nisur procedimi penal për një 22-vjeçare.

Sipas informacioneve zyrtare, 27-vjeçari M.V., teksa drejtonte motorin tip “Dajang” është aksidentuar nga 22-vjeçarja S.H., me automjetin tip “Volksvagen” në rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Mësohet se drejtuesi i motorit, në momentin e aksidentit ishte në gjendje të dehur, sipas Durreslajm. Ai ka përfunduar në spital, ku po merr mjekimin e duhur nga mjekët, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” sipas nenit 291 i Kodit Penal, ndërsa për 22-vjeçaren u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” sipas nenit 290/1 i Kodit Penal

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 8 TON HASHASH ME VLERË 80 MLN EURO
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM, DYSHOHET EKSPLOZIV NDAJ NJË LOKALI