Tre automjete janë përplasur midis tyre në aksin rrugor Përrenjas – Qafë Thanë në fshatin Rrajcë Fushë paraditen e sotme, duke lënë pas katër persona të plagosur.

“Mjeti tip “Benz” me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh. Si pasojë janë aksidentuar katër shtetasit: B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Përrenjas”, sqaron policia. Të katërt shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakPAMJET ME DRON NË NDËRRIMIN E VITEVE
Artikulli tjetërVDEKJA E 16 VJEÇARIT,POLICIA :SHKAKU ,PLUMB QORR OSE FISHEKZJARR