Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Qukës, në aksin Prrenjas-Librazhd.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, njëra prej të cilave me targa greke, ku udhëtonin 5 persona, midis të cilëve katër nga një familje emigrante në Greqi.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në orën 19.15.

Drejtuesi i automjetit me targa greke dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur.

Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.

Artikulli paraprakMBYTEN NË LUMË DY FËMIJË SHQIPTARË, VËLLA E MOTËR
Artikulli tjetërDËNOHET SHQIPTARI, VODHI KAMIONIN DHE RREZIKOI JETËN E POLICËVE NË AUTOSTRADË