Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë.Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete.
Në njoftim thuhet se: “Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë”.
Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere. Tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.