Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fotoja e mëposhte sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se në aksident është përfshirë dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.

Artikulli paraprakLITUANIA GODITET NGA NJË SULM KIBERNETIK RUS, GRUPI I HAKERAVE KILLNET MERR PËRGJEGJËSINË
Artikulli tjetërTRONDITET SHQIPËRIA NË LOJËRAT MESDHETARE, VELI REZULTON POZITIVE ME COVID