Përplaset autobusi, humbin jetën 18 nxënës
Të paktën 18 fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në provincën Mpumalanga të Afrikës Jugore. Autobusi, pasi është përplasur me kamionin ka shpërthyer në flakë, duke i marrë jetën nxënësve të shkollës. Shërbimet e emergjencës kanë mundësuar të shpëtojnë shtatë fëmijë. Zyrtarët e arsimit e kanë quajtur ditën e sotme si një “ditë të zezë” për sistemin arsimor. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që u mori jetën 20 personave.