Një autostradë në Illinois është shtruar me lekë pasi makina e lojrave të fatit është aksidentuar. Shoferët janë befasuar kur panë autostradën e mbuluar me para.

Shoferi i automjetit që mbante paratë nga makinat e lojrave të fatit po ecte me shpejtësi kur humbi kontrollin dhe goditi një parmak e më pas u përpas me një makinë tjetër. Ndërsa një makinë e tretë duke u përpjekur t’i shmangej aksidentit përfundoi në kanal. Përplasja bëri që të gjitha paratë në makinë të binin në autostradë, duke detyruar autoritetet të mbyllnin rrugën përreth një orë deri sa ti mblidhnin. Policia e Shtetit shihet në video duke mbledhur paratë.

Për fat të mirë asnjë nuk mori dëmtime serioze nga aksidenti. Por nuk dimë t’ju themi nëse u mblodhën të gjitha paratë

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PLAGOSEN NËNA E VAJZA 5 VJEÇE
Artikulli tjetërTRE SHQIPTARË TË PLAGOSUR NË AKSIDENTIN HEKURUDHOR TË MILANOS