Një aksident ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur Kashisht. Dy makina janë përplasur, ku sic mëson një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, 4 persona janë plagosur.

Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.

Dy të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë. Nuk dihen ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Artikulli paraprakTENTUAN T’I GRABISNIN ÇANTËN NJË GRUAJE, ARRESTOHET AUTORI, NJË TJETËR SHPALLET NË KËRKIM
Artikulli tjetërNDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË 2017, VEPRA LETRARE MË E MIRË “SONATË PËR GRUAN E NJË TJETRI”