Përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i zetorit

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor që u regjistrua rreth orës 17:10 të pasdites së sotme në Lushnje. Ngjarja ka ndodhurnë aksin rrugor Divjakë-Çermë, në fshatin Shën e Premte, ku një mjet zetor është është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes për mjekim por si pasojë e plagëve të marra drejtuesi i mjetit zetor, shtetasi A.A 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje. Ndërsa drejtuesi i mjetit motor, shtetasi I.T 31 vjeç, banues në fshatin Shën E Premte, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Artikulli paraprakKONGRESMENËT E SHBA TAKIM 60 MINUTA ME LULZIM BASHËN
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE E DROGËS NË GJERMANI, 7 TË ARRESTUAR