Përplaset nga dallgët një shtetas rus, dergohet ne spital

Në plazhin e Himarës pranë vendit të quajtur “ Gjiri i Gjipeut” është përplasur nga dallgët e detit një shtetas rus, me inicialet A.D., 18 vjeç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Për shkak të dallgëve të forta personi ka marrë disa dëmtime në trup dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë mjekimin e duhur, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi rus ka qënë i shoqëruar nga persona të tjerë të huaj të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar, por vetëm 18 vjeçari ishte futur në det. Ndërkohë po kryhen të gjitha veprimet e mëtejshme proçedurale në lidhje me ngjarjen.

Artikulli paraprakVRASJA E ITALIANIT ME 14 GODITJE ME THIKË, 26 VITE BURG PËR 2 AUTORËT
Artikulli tjetërSHKODRANËT I BASHKOHEN PROTESTËS