Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës dhe bëhet me dije se ka marrë fraktura të shumta.

Për këtë ai është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakSOT DITA E RINISË, FRPD MARSHIM NGA QYTETI STUDENTI, I PRANISHËM EDHE BERISHA
Artikulli tjetër“DHUNA NË FAMILJE” DHE “ARMËMBAJTJE PA LEJE”, ARRESTOHET 38 VJEÇARI NË PUKË