Një fëmijë 5-vjeç është aksidentuar me makinë pasditen e sotme. Rreth orës 16:00 në rrugën e spitalit të Gramshit një 32 vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA355 SJ aksidentoi fëmijën me inicialet E.Xh., 5 vjeçe.
Fëmija është transportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.