Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrance të shtetasve: • A.S.16vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugorë kryqëzimi i Prek Calit u kap nga Uniformat Blu duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”, me targa AA 364 DB, pasi perballe Spitalit Rajonal Shkodër, kishte aksidentuar këmbësorin: -ShtetasinT. P. 60 vjeç, banues në fshatin Barcolle, bashkia Vau Dejës, i cili pasi mori mjekim në spital, është larguar për në banese pa probleme shëndetësore. Shtetasi A.S. pas aksidentit ka tentuar të largohet por është kapur menjëher nga Uniformat Blu. Materialet i kaluanProkurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”& “Largimi nga vendi aksidentit”parashikuar nga nenet 291dhe 273 të KoditPenal