Tre persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 38-vjeçari H.Rr dhe 64-vjeçari L.D., pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe 54-vjeçari H.M., pasi ka përplasur dy këmbësorë, A.H dhe R.Sh, të dy banues në Elbasan, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u referuan materialet për shtetasit:
-A. H., 21 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” pasi ka goditur me grushte drejtuesin e mjetit shtetasin,H. M.;
Më datë 18.12.2021, shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.