Një shtetas francez humbi jeten, pasi automjeti që ai drejtonte u godit nga një tjeter mjet.Aksidenti ndodhi rreth mesnates të së enjtes në superstraden Lezhë-Laç, pranë kryqezimit të Spitënit.Viktime e këtij aksidenti mbeti shtetasi Alian Peron 65-vjeç banues në Francë.Ai mori dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe pavarësisht ndihmës së parë mjekësore nuk arriti të mbijetoje dhe humbi jeten disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Makina me të cilen lëvizte francezi u godit nga një “Mercedes-Benz”, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit, por u arrit të identifikohet brenda një kohë të shpejtë dhe të arrestohet nga policia.Ai është Samuel Çela 23-vjeç banues në Fushë Kuqe, të cilit janë ngritur akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Siç shihet dhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të makinave të cilat pas aksidentit dolen jashtë rruge.Ndërkohë ngë veprimet paprake hetimore bëhet me dihe se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesi i automjetit tip Benz 23-vjeçari Samuel Çela.

Artikulli paraprakKALAJA E ROZAFËS, MIRËSEARDHJA E PARË DREJT MIKPRITJES SHKODRANE
Artikulli tjetërPËRFUNDOJNË HETIMET E SPAK PËR KONCESIONIN E STERILIZIMIT, PRITET T’I KOMUNIKOHET MASA TË PANDEHURVE