Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos ka reaguar për përplasjen e ashpër sot mes deputetëve Gazment Bardhi e Flamur Noka me deputeten Flutura Açka në mbledhjen e Komisionit për Median.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social ‘X’, Vos i cilësoi skena të prapranueshme përplasjet mes deputetëve dhe tha se nuk do t’i postonte imazhet.
“Skena e papranueshme sot në parlament. Unë nuk do t’i tregoj imazhet”- shkruan ambasadori holandez.
Unacceptable scene in parliament today. I won’t show the images.
— ReinoutVos (@ReinoutVos) January 17, 2024