Arrestohen Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri në Velipojë ku mbetën të 4 të vrarë, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin Verracaku 30, Shyqyri Verracaku 26 dhe Besar Verracaku 20 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Ndërkaq gjendet dhe një nga pistoletat në hotelin e familjes Gocaj.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, POLICIA SEKUESTRON 17 KG HEROINE
Artikulli tjetërASNJË VIKTIMË, SHQIPËRIA REGJISTRON KËTË TË DIELË 3 RASTE TË REJA ME COVID-19