Një ditë pas zbulimit të letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit amerikan ku thuhet se Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ambasadori i SHBA në Tiranë ka shkuar në zyrën e kreut të shtetit.
Takimi Meta-Lu po zhvillohet në presidencë, ndërsa mësohet se ka nisur vetëm pak minuta më parë. Nuk dihet fokusi i bisedës mes Lu dhe Metës,
por ky takim vjen pikërisht vetëm disa orë pasi mediat publikuan letrën e ish-kryeprokurorit ku denonconte ambasadorin amerikan për presione.