Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në Rusi ku ka nisur një luftë civile mes grupit Wanger dhe forcave ushtarake të Rusisë.

Blinken nëpërmjet një postimi në tëitter tha se kishte diskutuar me ministrat e vendeve të G7-tës ndërsa shtoi se SHBA do të koordinohen me aleatët për ndjekur më tej situatën.

“Fola sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”-shkruan Blinken.

Artikulli paraprakETRIT BERISHA LARGOHET NGA TORINO, ZGJEDH EKIPIN E RI
Artikulli tjetërKRYENGRITJA E WAGNER-IT NË RUSI, REAGON BJELLORUSIA