Prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj padit Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdherit të Markut, me anë të të ciilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë ështe shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Kujtojmë se në shtator, prokuroret e Krimeve të Rënda u perplasen me drejtuesen Donika Prela e mandej dhe me Kryeprokuroren e Perkohshme, Arta Marku, per shkak se nuk pranuan shortin per Shullazin. Ne shenje hakmarrje, Marku transferoi ne rrethe 4 prokurore te Krimeve te Renda, mes tyre dhe Besim Hajdarmataj.

Artikulli paraprakMBYLLEN 41 DEGË NË UNIVERSITETET E RRETHEVE
Artikulli tjetërARRESTOHET NE KOSOVE ALBERT VELIU,I NJOHUR SI “BABALJA”