Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve që janë zhvendosur nga Bashkia e Tiranës te godina e Parlamentit. Hedhja e gazit lotsjellës ka krijuar një shpërndarje të menjëhershme të protestuesve nga zona para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa nuk dihet se si do të vijojë itenerari i protestës.
Sapo janë mbledhur te selia ku zhvillohen seancat plenare, Policia ka hedhur gaz lotsjellës në sasi të madhe, duke shpërndarë protestuesit.
Te selia e Kuvendit, policia ka përdorur gazin lotsjellës sapo protestuesit kanë hedhur molotovët e parë, duke mos duruar gjatë, dhe i janë kundërgjigjur.