Përplasje bandash në Frankfurt, shqiptari plagos marokienin
Një shqiptar dhe një marokien janë përplasur me thikë në Frankfurt të Gjermanisë. Sipas të dhënave të para të policisë gjermane medohet se përplasja mes shqiptarit dhe marokienit ka ndodhur për shkaqe rivaliteti. Shqiptari ka goditur me thikë marokienin duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa menjëhërë pas sulmit 24 vjeçari nga Shqipëria është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e gjermane menjëherë ka shukar në vendngjarje dhe pas pak kohësh ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit në një banjë të një loikali në qendër të Frankfurtit. Pas analizës së ngjarje policia gjermane ka njoftuar se shkaku i përplasjes ka qenë rivaliteti mes bandave dhe influenca për territore.