Në takimin me delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga Ragmi Mustafa, Sali Berisha u shpreh kategorikisht kundër idesë që Hashim Thaçi hodhi për diskutim në Kosovë për korrigjim të kufijve.

 

Berisha e sheh këtë një ide që buron direkt nga Beogradi dhe i bëri thirrje shqiptarëve të Luginës të mos përdoren si plaçkë tregu. Është fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnjë ka dashur t’u përdori si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territoresh.

 

Personalisht unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprekeshmërinë e kufijve të Kosovës dhe çdo lloj copëtimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kundër çdo diskutimi për këto çështje.

 

Mendoj se të njohësh të drejtën Serbisë, fuqisë së humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoriale ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, është në një farë mënyre një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullimit të Serbisë.

 

Të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës”, tha Berisha.

 

Artikulli paraprakATENTAT ME ARMË TRUPROJËS SHQIPTARE NË ITALI, PUNONTE NË KAZINO
Artikulli tjetërLËVIZJET E KFOR NË VERI TË KOSOVËS ALARMOJNË SERBINË