Një person është plagosur me thikë tek zona e njohur si “Astiri” në Tiranë.
Policia e Tiranës informon se ngjarja është raportuar rreth orës 10:15 minuta dhe është bërë shoqërimi në polici i autorit të dyshuar Remzi Çaushaj, 51 vjeç.
“Në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” informoi policia.
Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe se po vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.