Dy pronarë lokalesh përplasen me armë pranë bashkisë së Vlorës

 

Një konflikt midis dy pronarëve lokalesh në qendër të Vlorës ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Të shtënat janë regjistruar afër ndërtesës së bashkisë së qytetit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurrencës. Dy personat janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakATLETIKË, IZMIR SMALAJ KAP FINALEN E EUROPIANIT
Artikulli tjetërTRUMP MESAZH RAMËS DHE NISHANIT PAS MARRJES SE URIMEVE