Policia e Kamzës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes krushqive. Ngjarja ka ndodhur në Valias. Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia raporton se ka arrestuar shtetasin M.V, 61 vjeç, banues në Valias të Ri, Kamëz.Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtuar dhunë fizike dhe ka plagosur lehtë me qytën e pistoletës vëllain e dhëndrit N.D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mbi të rëndon akuza “Dhunë në famije”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”.Policia ka arrestuar edhe dhëndrin e 61-vjeçarit.
“Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.D., 40 vjeç, banues në Valias, Kamëz, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes,”-sqarohet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit S.V., 63 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale ”Plagosje e lehte me dashje” dhe shtetasi SH.V., 28 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Plagosja rëndë me dashje”, ”Armëmbajtje pa leje”.
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 4 shtetasve: A.V., D.V., S.N. dhe N.D.Siç bën me dije policia, masat ndaj 6 personave të mësipërm janë marrë për shkak të përfshirjes së tyre në plagosjen e 43-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me katër fishekë.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprimet të mëtejshme.