Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit, ne lagjrn nr 1.
Mësohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është Kelvin Jushi, 35 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Gent Jushi dhe nje person tjeter.Viktima kishte nje local ne qender te qytetit te Laçit.
Dy të plagosurit janë sjellë në kryeqyet, në një spital privat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.