Vendimi për masën e 23 të arrestuarit pas dhunës në Kukës është paraprirë nga përplasje me policinë brenda Gjykatës së Tiranës.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të futen në sallën e gjyqit ku do jepet masa për të ndaluarit, duke thyer edhe derën.
Ata kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.
Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.
“Forcat e policisë ushtruan dhunë sikurse e shikoni (tregon gjakun në këmishë). Të kuptoni shtetin dictatorial të Edi Ramës, ka për ta pasur shumë shpejt fundit. Do përplaset me qytetarët, do pëërplaset me ne. Nuk do ja dalë dot me dhunë,” tha Spaho.