Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit.

Sipas policisë, Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja është një përplasje mes grupeve kriminale.

I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Njoftimi i policisë: Informacion paraprak :Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.

Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakVDES ISH-DREJTUESJA E PKSH-SË, KUNDËRSHTARJA E ENVER HOXHËS,LIRI BELISHOVA
Artikulli tjetërZBULOHET PLANTACIONI I DROGËS NË BELGJIKË, 2 SHQIPTARË NË PRANGA