Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tensionet e ditës së djeshme në veri të Kosovës ku protestues serbë u përplasën me forcat speciale që tentuan të fusin në zyrë kryetarët e rinj të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Sveçanit.

Lajmin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Vuçiç e dha ditën e djeshme gjatë mitingut të organizuar në qendër të Beogradit si kundërpërgjigjie ndaj tensioneve në veri. Ai tha se situata në Kosovë nuk kishte qenë kurrë më e trazuar se aktualisht.

Ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme, nëpërmjet një urdhri shpalli edhe gatishmërinë ushtarake të Serbisë dhe zhvendosi trupat e ushtrisë pranë kufirit me Kosovën.

Ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme ku mbetën të plagosur edhe 5 efektivë të policisë së Kosovës pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve të cilët i cilësuan si provokim veprimet e Forcave Speciale për të futur në zyrë kryetarët e rinj të komunave.

SHBA dhe BE i bënë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të ndalte provokimet dhe veprimet e dhunshme në veri të Kosovës. Në një deklaratë të DASH, Kurti paralajmërohet se pas kësaj ngjarje do të ketë pasoja në raportet SHBA-Kosovë.

Ndërsa kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ruajtën një linjë reagimi duke u përgjigjur ndaj deklaratave se policia në veri të vendit por kryente detyrën duke ruajtur dhe mos lejuar cënimin e integritetit territorial.

Artikulli paraprak‘IU PRET NJË FUNDJAVË VENDIMTARE, MUND TË NXITENI NGA NGJARJE TË PAPRITURA’, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E HOROSKOPIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN ZV/KRYETARI I PD SHKODËR ARBEN LUSHAJ