Pas përlasjeve dhe tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës. Raportohet se Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.
Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë. Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.
Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty.