Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi është duke u mbajtur në Kishinau të Moldavisë ku po mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian. Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

Ndërkohë, në anën tjetër, presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Artikulli paraprakKALLËZIMI I METËS/ APELI LA NË FUQI FILLIMIN E HETIMEVE, REAGON AUTORITETI I DOSJEVE
Artikulli tjetërREAGON DREJTORIA VENDORE E POLICISË SHKODËR NË LIDHJE ME VIDEON E PUBLIKUAR TË NJË PUNONJËSI POLICIE NGA JOQ