Është shoqëruar me tensione dhe përplasje ngujimi i studentëve tek Fakulteti Juridik në Tiranë.
Grupi i studentëve që vijojnë ngujimin nuk kanë lejuar pjesën tjetër që të realizohet mësim deri në plotësimin e kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.
Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim të cilët janë më të shumte në numër kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar.
I pranishëm gjatë debateve ka qënë edhe Rektori i Fakultetit, i cili i ka thënë edhe studentëve që kërkojnë mësim, si edhe grupit që ka vendosur bojkot që kanë të drejtë duke mos e zgjidhur problemin mes tyre
.Njëra prej pedagogëve të fakultetit u ka thënë studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim që të mos konfliktohen me grupin e ngujuar. Sipas saj, pedagogët po punojnë që situata të marrë zgjidhje.