Përrenjtë malor janë kthyer në kërcënim për Lezhën, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje dherash.Dëmtimi i pritave malore dhe shpyllëzimi është shkaku kryesor i kësaj situate, e cila është evidente në kohe dimri kur dhe intenstiteti i reshjeve është më i lartë.Diçka e tillë bëhet e ditur nga eksperti i Mjedisit Zef Imeraj, sipas të cilit ka një studim të bërë që prej vitit 2005, i cili duhet të merret në konsideratë nga autoritetet përgjegjësë, pasi ndikon ndjeshem në minimizimin e përmbytjeve.

Per ekspertin Imeraj ndërhyrja duhet të jetë e menjehershme, pasi do të ndikonin në uljen e vershimeve të ketyre perrenjve.

Rajoni i Lezhës përshkohet nga 18 përrenej malor dhe përmbytjet e fundit u shkaktuan kryesisht nga vershimi i tyre, duke sjellë edhe shume inerte që bllokuan kanalet duke shtuar siperfaqet e prekura nga përmbytjet.

 

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ GAZETARIT, NDAJ AUTORËVE RËNDOJNË 2 AKUZA
Artikulli tjetërBERISHA HOMAZHE PËR MJEKUN ISUF KALO: DHIMBJE PËR HUMBJEN E NJË MIKU! LA KONTRIBUT TË ÇMUAR NË SHQIPËRI DHE EUROPË