Çështjes së mospastrimit të përroit të Goricës që ndahet nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi i ka dhënë përgjigje prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Sipas tij është Këshilli i Qarkut Shkodër që nuk ka rënë dakord që koutën prej 7 milion lekësh të reja që e jep Bashkia ta akordojë për pastrimin e përroit të Goricës.

Sipas prefektit Radovani çështja për pastrimin e përroit të Goricës ka marrë ngjyrime politike.Projekti është dërguar në Ministrinë e Bujqësisë nga e cila prefekti pret një përgjigje pozitive. Kohë më parë prefekti Radovani u shpreh se do bëhej pastrimi i përroit të Goricës dhe se fillimisht ishte gjetur akordi më Këshillin e Qarkut por më pas gjërat kanë ndryshuar. Sidoqoftë tashmë ai përrua i Goricës vijon të jetë i papastruar duke qenë rrezik përmbytjeje në rastet e reshjeve të shiut.

Artikulli paraprakFATURAT E OSHEE, ANKESA TË SHUMTA NGA BANORËT NË RRANXA
Artikulli tjetërMBETJET, OMI HEDH POSHTË AKUZAT E PREFEKTIT RADOVANI